PAS një ndërprerje të shtatzënisë

Ne do të përpiqemi të japim më të mirën për një procedurë sa më të lehtë dhe pa shqetësime, duke ju kushtuar gjithë vemendjen tonë dhe duke ju kursyer dhimjet.

Dhimbjet

Aborti Kirurgjik:

Menjëherë pas një aborti kirurgjik, mitra kontraktohet. Rrallë, kjo çon për një afat të shkurtër kohor në një tërheqje të lehtë ose dhimbje. Nëse keni dhimbje, ju do të merrni një qetësues të thjeshtë.

Aborti nëpërmjet medikamenteve:

Pas marrjes së tabletave të dytë (Cyprostol®), Prostaglandin, pasojnë shpesh dhimbje të barkut dhe / ose të mesit. Prandaj ne rekomandojmë përdorimin e njëkohshëm të një ilaçi: Parkemed®, (Ibu-) Brufen 200mg, p.sh. Dismenol® ose Diclofenac, p.sh. Voltaren® 50 ose 75mg. Nëse keni akoma dhimbje, duhet të merrni një ilaç qetesues kundër dhimbjeve

Çfarë duhet të marr parasysh pas një Aborti?

 

 

Hemorragjia

Aborti kirurgjik:

Hemorragjia pas abortit kirurgjikal zakonisht është më e dobët se ne një periudhë normale menstruale. Megjithatë, mund të jetë e parregullt, p.sh. 1-2 ditët e para aspak, ose shumë pak.

Në disa raste, gjakderdhja mund të jetë edhe më e fortë. Gjaku mund të zbresë nga mitra sapo të vijë në kontakt me vaginën. Gjaku ekskretohet në formë më të mpiksur se zakonisht. (Kjo nuk është 'mpiksje e indeve'.) Kjo është një shenjë e gjakderdhjes më të fortë.

Mifegyne:

Gjakderdhja zakonisht fillon pas marrjes së prostaglandinës Cyprostol® dhe mund të jetë më e fortë për disa orë sesa periudha normale menstruale. Më pas Hemorragjia reduktohet por mund të zgjasë si një njollë e lehtë për 1-2 javë.

Marrëdhëniet seksuale, tamponat, noti, banjoja etj

Në 2 ditët e para pas Abortit nuk është e këshillueshme të kryeni marrëdhënje seksuale, të notoni, të laheni apo të përdorni tampona.Më vonë ju lejohet të beni gjithcka që ju ben të ndiheni mirë. Nuk ka asnjë indikacion që keto aktivitete pas ketyre 2 ditëve të cojne në rritje të rrezikut të infeksionit .
Dushi është sigurisht në cdo kohë i lejuar!

Antibiotikët

Aborti kirurgjik:

Ne gjithmonë bëjmë një ekzaminim të sekrecioneve vaginale para një aborti kirurgjik. Nëse ka shenja të inflamacionit para ose gjatë abortit, do të merrni një antibiotik.

Mifegyne:

Në rastin e një aborti medikamentos nuk ka rritje të rrezikut të infeksionit.

Temperaturë

Shumë rrallë ndodh pas Abortit një inflamacion. Kjo do të shfaqet me temperaturë në ditët pas abortit. Në një rast të tillë, duhet të na kontaktoni sa më shpejt.

Simptomat e Shtatëzanisë: të përziera, gjire shume të ndjeshme

Përzjerjet do të largohen brënda një dite pas abortit. Ndjeshmeria e gjokseve mund te jetë e pranishme deri në 3 jave pas abortit.
Zakonisht simptomat e shtatëzanise zgjasin më tepër pas abortit medikamentoz se sa pas atij kirurgjik

Testet e shtatezanisë

Hormoni i shtatëzanisë hCG prodhohet ngadalë nga trupi dhe testet e zakonshme janë shumë të ndjeshme. Prandaj, një test shtatëzanie mund të japë një rezultat pozitiv të testit deri në periudhen tjetër menstruale, pavarësisht abortit.
Një ekzaminim me ultratinguj mund t'ju japë me besueshmëri nëse jeni ende shtatzënë apo jo.

Regjimi i shtratit

Aborti kirurgjik:

Zakonisht, ju e merrni veten shumë shpejt pas procedurës kirurgjikale dhe një leje mjekësore në të shumtën e rasteve nuk është e nevojshme

Aborti medikamentoz:

Orët e para pas marrjes së prostaglandinës Cyprostol® mund të çojnë herë pas here në rritjen e gjakderdhjes. Prandaj, ne nuk ju rekomandojmë që të punoni gjatë kësaj kohe. Më tepër, përkrahja afatshkurtër e kujdesit ndaj fëmijëve mund të jetë e dobishme.

Aktivitet fizik i rëndë

Për shumicën e grave, aborti nuk është më tepër se sa një periudhë normale menstruale. Kjo do të thotë që mund të bëni gjithçka që do t'ju bëjë te ndiheni mirë.

Kujdesi me pas

Aborti kirurgjikal:

Menjëherë pas një aborti kirurgjik, ne gjithmonë bëjmë eko për tu siguruar që zgavra e mitrës është bosh.
Është e këshillueshme të shkosh tek gjinekologu/ja disa javë më vonë për të diskutuar rreth kontracepsionit.

Aborti medikamentoz:

Duhet të beni nje eko pas 1-3 javësh për të parë nëse shtatëzania është nderprerë ne të vërtetë !

Menstruacionet e rradhës

Për trupin, aborti nis një cikël të ri. Zakonisht, periudha tjetër menstruale vendoset rreth 4-6 javë më vonë. Ky cikel nganjëherë mund të jetë pak më i fortë se gjakderdhja normale.

Gjendja psiqike pas përfundimit të shtatëzanisë:

Shumë gra përjetojnë periudhë stresuese para abortit dhe ndihen më të lehtësuara pas procedurës. (Shih gjithashtu librin: "E mërzitur dhe e lehtësuar në të njëjtën kohë", dëshmitë nga gratë,www.abtreibung.at...)
Për të paraprirë problemet psikologjike, është e rëndësishme që ju të:

  • jeni fillimisht të mirëinformuara
  • keni ndërmarre këtë vendim me miratimin tuaj të plotë
  • të jetë i pranishëm një pranim dashamirës dhe shoqëror i vendimit tuaj në mjedisin rrethues
  • të jeni trajtuar ne një atmosferë të këndshme në mënyrë optimale mjekësore dhe njerëzore

Një abort gjithashtu mund të përjetohet edhe si lehtësim. Fazat kohore të trishtimit janë pjesë e një procesi normal të pranimit, si në çdo situatë tjetër krize.

Fertiliteti - Kontracepcioni

Shtatzënia e tanishme dëshmon se jeni pjellore. Një abort i pakomplikuar nuk ka efekte negative mbi fertilitetin. Ovulacioni i ardhshëm zhvillohet rreth 2 javë pas abortit. Ju mund të mbeteni shtatzënë menjëherë nëse nuk përdorni kontracepsion të sigurt. Me metodat hormonale të kontracepsionit (pilulë, shkop, unazë, patch, shiringë tre mujore) duhet të filloni menjëherë pas abortit kirurgjik. Nëse ndaloni marrjen e ilaçeve, mund të filloni me një metodë kontraceptive hormonale që keni zgjedhur ditën pas fillimit të menstruacioneve.

Mundësia e ndërlikimeve pas abortit është shumë e ulët, por nëse mendoni se diçka nuk shkon ashtu si duhet, mund të na kontaktoni gjithmonë. Ju mund të kontaktoni një nga mjekët tanë ne telefon përgjatë orarit te punes.

Nëse ende ushqeni me gji

Në çdo rast, ju mund të vazhdoni të jepni gji pas abortit, si më parë.

Në rastin e abortit kirurgjikal, barnat që përdorim në Gynmed janë efektive vetëm për një kohë shumë të shkurtër dhe shpërbëhen para se të largoheni nga klinika

Ju ende mund të ushqeni me gji pa ndërprerje ne rastin e abortit medikamentoz. Vetëm një sasi shumë e vogël e Mifegyne (®) hyn në qumështin e gjirit dhe është joefektiv në fëmijët, si edhe për meshkujt, sepse asnjëri nga këta nuk kanë receptorë për hormonit e shtatzënisë.

Prostaglandin Cyprostol (®) / Misoprostol gjithashtu eliminohet nga gjaku brenda disa orëve pas marrjes. Nuk ka dëshmi se Mifegyne (C) ose Cytotec (C) / Cyprostol (R) kanë efekte anësore në një të porsalindur. Nuk mund të nxirren masa specifike parandaluese nga të dhënat e disponueshme

Sidoqoftë, prodhuesi rekomandon që të shmanget përdorimi i Mifegyne gjatë ushqerjes me gji për mbrojtjen e tij ligjore dhe për mungesë të hetimeve të mëtejshme