Si funksionon një abort nëpërmjet rrugës mjekësore?
Marrja e medikamentit Mifegyne®, i ndjekur nga një Prostaglandinë 2 ditë më vonë, ndërpret shtatëzanine në 98 % të rasteve. Pas marrjes se Prostaglandines mund te shfaqen dhimbje në pjesën e poshtme të barkut. Medikamentet kundër dhimbjeve te menstruacioneve lehtësojne dhimbjet në këto raste. Ne sygjerojmë që medikamenti kundër dhimbjeve të merret herët dhe në kohën e duhur.
Kjo metodë e abortit është aprovuar në Austri dhe në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore për situatat e mëposhtme:
- Në rastin e një aborti jo të detyruar (Llogaritur që nga dita e parë pas menstruacioneve të fundit)
- Për abortin e vonëshëm në një spital në rastin e një nevoje mjekësore dhe shëndetsore
- Hapja e Qafës së mitrës përpara abortit me rrugë kirurgjikale.
Për më tepër, Medikamenti i siperpermendur është gjithashtu shumë efektiv në situata të tjera, të tilla si induksioni i lindjes, fibroza, endometrioza, një lloj i caktuar i tumorit të trurit (meningjoni) dhe një lloj i caktuar i kancerit të gjirit. Megjithatë, Mifegyne® aktualisht nuk është miratuar për këto situata .
Aborti nëpermjet Mifegyne® është një Proces i cili zgjat disa ditë. Ju duhet të mbani kontrollin e trupit tuaj me vetëdije. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në korrigjimin e mundësive të gabuara në lidhje me procedurën.
Krahasimi i abortit kirurgjik me atë medikamentoz.
Kostoja e një aborti medikamentoz
Në Austri, shpenzimet e abortit fatkeqësisht nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor dhe gruaja duhet të paguajë vetë për të .
(Pothuajse në të gjitha vendet e tjera të Evropës Perëndimore kostoja është paguar nga sigurimi, të paktën për të rinjtë dhe gratë në gjendje jo të mirë sociale. Përjashtim bejnë Irlanda, Lichtenstein, Malta dhe Monako, ku aborti është i ndaluar.)
Për abortin, ju duhet të paguani një tarifë të gjithpërfshirëse dhe pa kosto shtesë, pavarësisht se cila metodë do të ndiqet:
Deri në javën e 10 te Shtatëzanis ë € 560,-
Nga java e 10. deri n ë t ë 14 € 600,-
Në këtë cmim janë të gjitha kostot e përfshira, duke përfshirë përcaktimin e grupit të gjakut nëse është e nevojshme dhe të ashtuquajturës shiringës Rezus për gratë me llojin e gjakut rezus negativ.
Pagesa me kartën e debitit është në dispozicion në Gynmed Ambulatorium Vienna..
Këto Kosto përfshijnë…:
- Këshillim rreth shtatëzanisë së padëshiruar
- Këshillim për të gjetur metodën më të pershtatshme per ju
- Pilulat në rastin e ndërprerjes se shtatëzanise në rrugë mjekësore
- Ndërhyrja kirurgjikale, përfshirë këtu edhe Anestezinë (Narkozë totale ose anestezi lokale.)
- Gjetja e grupit te gjakut dhe në rastin e një rezusi negativ,përfshihet këtu shiringa e rezusit.
- Kujdesi i mëvonshëm